Saturday, April 20, 2024
HomePolitikëÁlvaro Renedo Zalba merr detyrën si ambasador, Meta: Spanja mbështetje për Integrimin...

Álvaro Renedo Zalba merr detyrën si ambasador, Meta: Spanja mbështetje për Integrimin e Shqipërisë

-

 

Presidenti Ilir Meta priti sot ambasadorin e ri të Spanjës në Tiranë, Álvaro Renedo Zalba me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Kreu i shtetit i uroi suksese në misionin për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve.

Po ashtu Meta vlerësoi rritjen e shkëmbimeve të fundit politike mes dy vendeve dhe nënvizoi rëndësinë e vijueshmërisë më tej të bashkëpunimit, sidomos në fushën ekonomike e tregtare, turizëm, art, kulturë dhe arsim duke shfrytëzuar potencialet ekzistuese reciproke.

”E falënderova ambasadorin veçanërisht për qëndrimin mbështetës të Spanjës për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare të Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe ndihmën që vendi i tij i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit europian”.

Postimi i plotë

Prita sot në një takim të ngrohtë Ambasadorin e ri të Spanjës, Sh.T.Z. Álvaro Renedo Zalba me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale, duke i uruar suksese në misionin e tij diplomatik në Shqipëri për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve tona.

Vlerësova rritjen e shkëmbimeve të fundit politike mes Shqipërisë dhe Spanjës, si dhe nënvizova rëndësinë e vijueshmërisë më tej të bashkëpunimit, sidomos në fushën ekonomike e tregtare, turizëm, art, kulturë dhe arsim duke shfrytëzuar potencialet ekzistuese reciproke.

E falenderova Ambasadorin veçanërisht për qëndrimin mbështetës të Spanjës për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare të Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe ndihmën që vendi i tij i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit europian.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts