Thursday, August 11, 2022
HomePolitikëAmbasada e SHBA-se konfirmon: Escobar më 9 dhjetor në Tiranë. Ja mesazhi...

Ambasada e SHBA-se konfirmon: Escobar më 9 dhjetor në Tiranë. Ja mesazhi që do të përcjellë

-

Ambasada e SHBA-se e konfirmon Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar do të jetë më 9 dhjetor në Tiranë.

“Më 9 dhjetor, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Shqipëri, me qëllimin për të thelluar miqësinë tonë të ngushtë, e mbështetur në vlerat e përbashkëta demokratike” thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Escobar do të takohet me Kryeministrin Rama, Ministren e Jashtme Xhaçka, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha dhe udhëheqës të tjerë për të rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për demokracinë e Shqipërisë, integrimin në BE, bashkëpunim më të fortë në mbrojtje dhe mundësi për tregti e investime.

Ambasada nënvizon se ashtu siç shkruhet në Urdhrat Ekzekutivë të Presidentit Biden, Escobar do të diskutojë gjithashtu edhe mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.”

Takimi me Bashen para Kuvendit PD

Takimet në Tiranë, në të cilat përfshihet edhe kreu i PD-së Lulzim Basha, do të zhvillohen pak ditë para mbajtjes së Kuvendit të PD të thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha, i cili është shpallur  “non grata” nga Departamenti  i Shtetit.

Vizita e Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar vjen në një moment që Ballkani Perendimor po zien nga zhvillimet politike të brendshme, SHBA ka nisur marshimin për ta marrë nën kontroll këtë rajon, i cili po lihet mënjanë edhe nga Bashkimi Europian.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,430FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts