Sunday, December 4, 2022
HomePolitikëBerisha homazhe të shtatorja e Azem Hajdarit: 8 dhjetori shënon nisjen e...

Berisha homazhe të shtatorja e Azem Hajdarit: 8 dhjetori shënon nisjen e revolucionit më të madh në historinë e kombit

-

Lideri historik i demokratëve ka zhvilluar homazhe përballë shtatores së Azem Hajdarit në Qytetin Studenti.
Natën e 8 dhjetorit 1990, rreth 300 studentë nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore 90-tës. Ata të organizuar marshuan nga Qyteti Studenti drejt qendrës së Tiranës.

8 dhjetori shënoi rënien e komunizmit dhe është shpallur festë Kombëtare.

Berisha: Sot mblidhemi në këtë shesh ku filloi revolucioni paqësor më i madh në historinë e kombit shqiptar, revolucion paqësor i cili do të sillte vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri dhe përmbysjen e diktaturës së egër të Enver Hoxhës. Ata që nisën këtë revolucion, Azem Hajdari që i priu atij me guxim të jashtëzakonshëm, firmosën në historinë e kombit një nga faqet më të ndritura të lirisë së tij. Studentët të mbështetur nga pedagogët dhe qytetarët e Tiranës ja dolën të mposhtin  diktaturën komuniste dhe të sillnin për Shqipërinë më në fund epokën e pluralizmit politik, vendosjen e pluralizmit politik.
Në përditësim…

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,595FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts