Wednesday, April 24, 2024
HomePolitikëDeputeti Agron Çela uron 8 Dhjetorin!

Deputeti Agron Çela uron 8 Dhjetorin!

-

8 Dhjetori i 31 viteve më parë, ishte një prej ditëve që e ndau përfundimisht Shqipërinë nga e shkuara, duke i dhënë drejtimin europian historisë së vendit tonë. Lëvizja studentore, ishte shpresa më e bukur e ardhur nga rinia, e cila vendosi që të mos heshtë më, përballë një prej regjimeve më mizore të Europës.

Duke kërkuar fundin e një epoke të errët dhe ardhjen e lirisë e demokracisë, tregut të lirë dhe konkurencës, fjalës së lirë e lirisë fetare, të rinjtë dëshmuan se duan një Shqipëri si gjithë Europa. Sot kjo endërr nuk duhet vrarë, por të gjithë kemi detyrimin ta çojmë përpara, e t’i japim vendit, vlerat më të mira, që na rreshtojnë me popujt e zhvilluar. Gëzuar 8 Dhjetorin!

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts