Saturday, April 20, 2024
HomePolitikëKorrupsioni, Balla: SHBA godet këdo që punon për destabilitet! Kuvendi të firmosë...

Korrupsioni, Balla: SHBA godet këdo që punon për destabilitet! Kuvendi të firmosë marrëveshje partneriteti me Kongresin Amerikan

-

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dha disa mesazhe nga foltorja e Kuvendit, ku së pari kërkoi një minutë heshtje në nder të senatorit të ndjerë amerikan, Bob Dole, si një mik i shqiptarëve dhe kosovarëve.

Më tej, Balla dha një mesazh edhe për Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, duke theksuar se SHBA godet dhe vendos nën sanksione këdo që punon për destabilitetin e rajonit.

“Meqë jemi në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, besoj se të gjithë e përshëndesim aktin e djeshëm të Departamentit të Thesarit për të vendosur nën sanksione të rrepta ata që dëmtojnë paqen në Ballkan. Dje janë shpallur një sërë keqbërësish. SHBA, në mënyrë të qartë, godasin dhe vendosin nën sanksione këdo që punon natën e ditën për destabilitetin e rajonit tonë”, tha Balla mes të tjerash.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts