Thursday, August 18, 2022
HomeAktualitetShtrëngata shiu dhe reshje bore, ja parashikimi i motit për sot

Shtrëngata shiu dhe reshje bore, ja parashikimi i motit për sot

-

Një tjetër sistem i fuqishëm vranësirash do të mbërrijë në territorin shqiptar duke sjellë reshje shiu e dëbore që në orët e mesditës.

Sipas MeteoAlb, më të dendura reshjet paraqiten në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit.

Orët vijuese sjellin zhvillim të mëtejshëm të vranësirave duke gjeneruar shira në forme shtrëngate në ultesirën perëndimore dhe reshje dëbore në zona të thella malore.

Kjo situate e paqëndrueshme atmosferike mbetet dhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 15°C.

Era do të fryjë e fortë në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë max 75 km/h nga drejtimi jugor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohen dallgë mbi 6 ballë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,441FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts