Friday, April 19, 2024
HomeAktualitet5 mijë lekë për pensionistët, qeveria ndryshon sërish buxhetin 2021

5 mijë lekë për pensionistët, qeveria ndryshon sërish buxhetin 2021

-

Në komisionet parlamentare diskutohet sot akti normativ i qeverisë për ndryshimin e gjashtë të buxhetit të vitit 2021.

Shkak janë bërë shpërblimet për festat e fundvitit për pensionistët.

Konkretisht, në aktin normativ, financat kanë rritur pritshmëritë për të ardhurat me 18.2 miliardë lekë më shumë, teksa po në këtë vlerë ka shtuar edhe shpenzimet buxhetore duke e çuar totalin e tyre 628.2 miliardë lekë.

Qeveria ka vënë në dispozicion një fond prej 3.5 miliardë lekë si bonus fundviti për rreth 683 mijë pensionistë ku secili prej tyre do të përfitojë nga 5 mijë lekë shpërblim.

Pjesa tjetër e shpenzimeve janë shpërndarë në programet buxhetore, ku një pjesë e konsiderueshme ka shkuar shtesë për rindërtimin duke e çuar në 35 miliardëve lekë fondin për këtë qëllim, nga 28 miliardë lekë që ishte planifikuar në fillim të vitit.

Me aktin e fundit normativ, qeveria ka alokuar dhe 500 milionë lekë si transfertë specifike për 61 bashkitë e vendit për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, një nga shqetësimet kryesore të pushtetit vendor.

Teksa të ardhurat dhe shpenzimet janë prekur, defiçiti buxhetor ka mbetur i pandryshuar nga akti i parafundit normativ dhe planifikohet në vlerën e 120.5 miliardë lekëve në fund të këtij viti

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts