Wednesday, August 17, 2022
HomePolitikëArrestimi i Lefter Kokës/ Kryeministri Rama: Eshtë përgjegjsi individuale e tij!

Arrestimi i Lefter Kokës/ Kryeministri Rama: Eshtë përgjegjsi individuale e tij!

-

Kryeministri Edi Rama ka gjetur një mënyrë dinake për t’iu përgjigjur publikut në lidhje me arrestimin e ish-ministrit të tij.

Ky është reagimi i parë i shefit të qeverisë për një nga arrestimet më të bujshme të SPAK-ut të ditëve të fundit dhe këtë ka zgjedhur që ta bëjë duke iu përgjigjur një komentuesi në Facebook.

Komenti i plotë i Ramës pas replikave me komentuesit në facebook:

Syrja Islami halle halle kjo dynja. Halli-hallit nuk i ngja, thotë populli! Por që t’i pergjigjem thelbit të komentit tënd, edhe impiantet moderne të përpunimit të mbetjeve, që i kanë hapur rrugën e shpëtimit afatgjatë nga ndotja e rëndë e plehrave zonës së Elbasanit, Tiranës e Fierit gjithashtu, edhe Reforma në Drejtësi po se po, janë vepra të shumicës sonë qeverisë.

Për të cilat unë jam e do te jem gjithnjë krenar, kështu që euforia baltosëse e atyre që bëjnë politikë me akuza e me moton shpif e shpif se diçka do mbetet, për arsye të ndalimit dje nga SPAKU të ish-ministrit të Mjedisit, nuk më bën asnjë përshtypje.

Sepse nga njera anë investimi në Elbasan është aty, në sytë e të gjithëve e në bazë të kontratës tanimë ai është pronë publike e bashkisë së Elbasanit që do të shërbejë për të vazhduar mbrojtjen e zonës nga ndotja, ndërsa nga ana tjetër çështja e ish-ministrit me SPAK-un dhe drejtësinë, nuk është as çështje politike, as çështje partiake, as çështje kolektive, po çështje krejt individuale.

Cilidoqoftë, pa dallim partie duhet të përballet vetë me drejtësinë! Dhe cilindoqoftë nder ne, që merret si i pandehur nga organet e pavarura të drejtësisë duhet të ballafaqohet me drejtësinë bashkë me avokatin e vet, sepse Partia Socialiste nuk është zyrë avokatie e askujt prej nesh dhe deri në vendimin përfundimtar gjyqësor, askush ndër ne që ka punë me drejtesinë, nuk mund të jetë pjesë e familjes sonë politike. Kaq!”. – ishte përgjigja ne kryeministrit në lidhje me këtë arrestim të bujshëm.

Pra Lefter Koka mbetet vetëm me avokatin e tij, sepse PD-ja nuk e njeh derisa të mbarojë gjykimi.

Por a ka vepruar vetëm ish-ministri mjedisit? Kjo mbetet të dëgjojmë Lefter Kokën në seancën e gjyqit për masën e sigurisë. A do të nxjerrë shokët, Koka apo do shkojë “kokë turku” për disa vite në burg?!

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts