Thursday, August 11, 2022
HomeAktualitetGledis Nano takon ambasadorin e Katarit në Shqipëri, ja çfarë diskutuan

Gledis Nano takon ambasadorin e Katarit në Shqipëri, ja çfarë diskutuan

-

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano priti në takim ambasadorin e Katarit në Shqipëri Ali Bin Hamad Al Marri, i cili shoqërohej nga konsullja Nada Abdulrahman Al Sayed.

Në fokus të këtij takimi ishin prezantimi, diskutimi rreth çështjeve me interes të përbashkët dhe evidentimi i fushave ku mund të bashkëpunohet në të ardhmen.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Gledis Nano vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm mes palëve dhe theksoi se në punën policore sfidat janë të mëdha, por duke punuar bashkërisht me partnerët, kapërcehen të gjitha vështirësitë dhe bëhen hapa më të mëdhenj kundër krimit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit kërkoi mbështetjen e palës së Katarit, për dy projekte shumë të rëndësishme për Policinë shqiptare, projekti për komunikimin me radio dhe projekti për kamerat e trupit.

Ambasadori i Katarit në Shqipëri SH.T.Z. Ali Bin Hamad Al Marri përgëzoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për emërimin në detyrë, duke shprehur vlerësimin e tij për bashkëpunimin shumë të mirë mes dy organeve ligjzbatuese. Njëherazi, falënderoi Policinë shqiptare, për punën e madhe që bën për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve, duke theksuar se siguria në Shqipëri, ndryshe nga sa ai priste, është në nivele optimale. Po ashtu, shprehu gatishmërinë e tij për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen. Ambasadori Ali Bin Hamad Al Marri ftoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për të marrë pjesë në festën që do të organizohet në kuadër të Ditës Kombëtare të Katarit, më datë 16 dhjetor 2021.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Gledis Nano ritheksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar mes agjencive ligjzbatuese dhe siguroi z. ambasador se Policia e Shtetit mbetet gjithnjë e gatshme për ta çuar bashkëpunimin e deritanishëm në një nivel më të lartë. Sfidat janë të mëdha dhe vit pas viti ndryshojnë, por koha ka treguar se kur forcat bëhen bashkë rezultatet janë të kënaqshme.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,431FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts