Tuesday, March 19, 2024
HomeKronikaKuintalë droge drejt Italisë, 5 shqiptarë bien në pranga

Kuintalë droge drejt Italisë, 5 shqiptarë bien në pranga

-

 

Policia e Riminit ka arrestuar sot në mëngjes pesë shqiptarë, të akuzuar për trafik droge në Romagna dhe pjesë të tjera të Italisë që nga tetori i vitit të kaluar.

Shqiptarët janë të moshave 21, 29, 31, 30 e 54 vjeç. 29-vjeçari është kreu i grupit që ka trafikuar 275 kile hashash e marijuanë, të sekuestruara në dhjetor 2020, e 115 kile hashash sekuestruar në Bresso në tetorin e mëparshëm një shqiptari 26-vjeçari.

Kreu i grupit ka qenë organizator edhe për trafikimin në Itali të një sasie të madhe hashashi nga Spanja.

Policia ka sekuestruar një makinë, ka ushtruar kontroll në banesën e një familjari të njërit prej të arrestuarve dhe, në bashkëpunim me policinë e Barit, ka kontrolluar edhe një firmë fruta-perime në Bari.

Sipas hetimeve, droga magazinohej në disa vende në Puglia, mes tyre edhe selia e firmës së kontrolluar, prej nga transportohej në Rimini. Më 3 mars, policia arrestoi një çift shqiptarësh banues në Bari, në garazhin e të cilëve u gjetën 40 kile hashash.

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts