Thursday, August 11, 2022
HomeAktualitetKushi jep lajmin e shumëpritur për sportistët: Çdo medalje do të shpërblehet!

Kushi jep lajmin e shumëpritur për sportistët: Çdo medalje do të shpërblehet!

-

 

Ditën e sotme është mbajtur edhe mbledhja e Këshillit të Ministrave, nga ku është vendosur që të gjithë sportistët shqiptarë që arrijnë të fitojnë çmime ndërkombëtare, ata do të shpërblehen. Çdo titull i sjellë në Shqipëri nga çdo sportist do të shpërblehet në një mënyrë të veçantë në vendin tonë. Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, gjatë mbledhjes ka theksuar se të gjithë këta persona si dhe trajnerët e tyre do të vlerësohen.

“Me vendimin e sotëm miratuan disa ndryshime në kritere shpërblime për sportistët që fitojnë në nivele të larta dhe trajnerët e tyre. Ndryshimet janë që sportistët tanë të motivohen që të ecin gjithmonë e më shumë në garat ndërkombëtare. Ata do të vlerësohen të gjithë sipas fashave të rezultateve në të gjithë kampionatet ballkanike, Europiane dhe Botërore”, ka theksuar Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë.

Briken Caljan dhe Erkand Qerimaj do të marrin shpërblim për titujt e marrë në të gjitha stilet që konkurrojnë, dhe Kushi shprehet se kjo është në veçanti për sportin e peshëngritjes, ku dhe dy sportistët e lart përmendur na bënë krenarë së fundmi.

“Për shembull në peshëngritje sportistët mediatikë do të shpërblehen në të gjitha garat për stilin e shkëputjes, dygarësh dhe shtytjes. Të gjithë sportistët që e kanë fituar statusin e nivelit të lartë gjatë këtyre muajve e më tej do të trajtohen sipas këtij vendimi. Pra Briken Calja do të shpërblehet për çmimin e marrë, por jo vetëm ai por edhe Erkand Qerimaj e sportistët e tjerë do të shpërblehen për çmimet që kanë marrë”, tha Kushi.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts