Tuesday, March 19, 2024
HomePolitikëMeta kujton liberalizimin e vizave: Koha të bëjmë gjithçka për të mbrojtur...

Meta kujton liberalizimin e vizave: Koha të bëjmë gjithçka për të mbrojtur këtë arritje të madhe. Rruga europiane, e pangatërrueshme me qorrsokake të tjera, qofshin këto ballkanike

-

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kujtuar liberalizimin e vizave për shqiptarët 11 vite më parë, ku ishte pjesë e kabinetit Berisha. Meta shkruan se në më pak se dy vite, ne përmbushëm 42 kushte dhe më shumë se 100 kërkesa bashkëshoqëruese, që lidheshin me shtetin ligjor, sigurinë dhe të drejtat themelore.

Kreu i Shtetit thekson se rruga europiane e shqiptarëve është e pangatërrueshme me qorrsokake të tjera, qofshin këto ballkanike dhe se është koha për të mbrojtur këtë arritje të madhe.

MESAZHI I PRESIDENTIT META

Më 15 dhjetor 2010, qytetarët shqiptarë udhëtuan për herë të parë pa viza drejt Europës.
Në më pak se dy vite, ne përmbushëm 42 kushte dhe më shumë se 100 kërkesa bashkëshoqëruese, që lidheshin me shtetin ligjor, sigurinë dhe të drejtat themelore.
Lëvizja pa viza drejt BE ka qenë ngjarja me ndikimin më të madh dhe të drejtpërdrejtë tek qytetarët shqiptarë, në të gjithë procesin e anëtarësimit.
E drejta për të udhëtuar pa viza drejt BE iu ktheu qytetarëve dhe shtetit shqiptar dinjitetin e njerëzve të lirë, të paparagjykuar, duke iu hapur horizonte dhe mundësi të reja për ndërtimin e të ardhmes së tyre europiane.
Ndaj është koha të bëjmë gjithçka për të mbrojtur këtë arritje të madhe.
Rruga europiane e shqiptarëve është shtruar përmes vetëdijes kombëtare se objektivi strategjik i anëtarësimit në BE është i pakompromentueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pangatërrueshëm me qorrsokake të tjera, qofshin këto ballkanike.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts