Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetPër herë të parë në një vit, ulen pagat në tremujorin e...

Për herë të parë në një vit, ulen pagat në tremujorin e tretë, e “pësojnë” bankierët dhe IT

-

Paga mesatare në ekonomi ka shënuar ulje të lehtë për herë të parë që nga tremujori i tretë i vitit 2020, pasi kishte shfaqur një tendencë të pandalshme rritjeje që nga ajo periudhë.

INSTAT raportoi se paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të tretë 2021 është 56.435 lekë, duke u ulur me 0.5% në krahasim me tremujorin e mëparshëm. Rënia është ndikuar nga ulja e pagave në sektorin e informacionit dhe komunikacionit (nga 88.3 mijë lekë në tremujorin e dytë 2021, në 85.2 mijë lekë në tremujorin e tretë 2021).

Ulje shënuan dhe pagat në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit, nga 120.6 mijë lekë në tremujorin e dytë 2021, në 108.6 mijë lekë në tremujorin e tretë 2021.

Për aktivitetet e tjera pagat ishin pothuajse në të njëjtat nivele, në raport me tremujorin e mëparshëm.

 

 

Megjithatë, në raport me tremujorin e tretë 2020, paga mesatare në ekonomi është rritur me 6,9 %.

Punonjësit në banka dhe kompani sigurimi vijojnë të paguhen pothuajse sa dyfishi i mesatares kombëtare.

Gjatë tremujorit të tretë 2021, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është 92,5 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grup-aktivitetin e Bujqësi, pyje dhe peshkim është 36,9 % më e ulët.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të tretë 2021 paga mesatare bruto për grupaktivitetin e Tregtisë; transportit; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor, ka rritjen më të madhe prej 11,4 %, ndërsa rritjen më të vogël e ka aktiviteti i Ndërtimit prej 3,8 %.

Gjatë tremujorit të tretë 2021, paga mesatare mujore bruto, për një të punësuar në grup-profesionin e Manaxherëve është 70 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grupin e Punëtorëve (Profesione elementare) është 37,8 % më e ulët.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të tretë 2021, paga për grup-profesionin e Punëtorëve (Profesione elementare) ka rritjen më të madhe prej 10,1 %, ndërsa për grup-profesionin e Forcave të Armatosura ka një rritje më të vogël, prej 1,9 %.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts