Wednesday, August 17, 2022
HomePolitikëMeta kthen ligjin për TVSH-në: Favorizon mjetet e luksit, jo sektorët jetikë...

Meta kthen ligjin për TVSH-në: Favorizon mjetet e luksit, jo sektorët jetikë të ekonomisë

-

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vendosur kthimin për rishqyrtim të ligjit për “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Sipas Presidentit, trajtimi fiskal i diferencuar që aplikon ky ligj, në thelb shkel parime e të drejta themelore kushtetuese për mbrojtjen e të cilave Presidenti i Republikës, ka vendosur kthimin e këtij ligji për rishqyrtim.

Konkretisht, thuhet se për subjektet që operojnë në fushën e turizmit argëtues, sportet ujore etj., nuk i është hequr përjashtimi nga TVSH-ja për mjetet lundruese për qëllime turistike dhe argëtim, apo heqja e shkallës së reduktuar për aktivitete dhe sektorë të tjerë. Pra këto subjekte mbeten të favorizuara përmes përjashtimit nga TVSH.

“Kjo do të thotë se, këto subjekte që operojnë në shitjen dhe tregtimin e mjeteve lundruese ngelen të favorizuara, ndërkohë që sektorë të veçantë të ekonomisë me më shumë nevojë, diferencohen dhe mbahen në presion fiskal të diferencuar dhe jo proporcional me nevojën që dikton mbështetja e tyre. Ndërkohë që, në përjashtimet e veçanta në import për makineritë dhe pajisjet, kufiri përpara këtyre ndryshimeve ligjore ishte në një vlerë mbi 50 milionë lekë. Ndërsa me ndryshimet ligjore, kemi 10-fishim të vlerës së kufirit minimal mbi të cilën vihet në zbatim përjashtimi përmes këtij ligji. Rritja e këtij kufiri, penalizon dhe rëndon mbi subjekte që zhvillojnë aktivitetin në këtë fushë. Përjashtimet nga zbatimi i regjimit ligjor fiskal, në mënyrë të diferencuar, rrezikojnë qëndrueshmërinë e vetë ligjit bazë për tatimin mbi vlerën e shtuar. Për pasojë, edhe impakti ekonomik, që duhet të evidentojë përfitimin konkret ekonomik që mund të sjellë miratimi i këtij ligji, nuk shoqërohet me një analizë konkrete, për të analizuar pritshmëritë pozitive dhe negative të saj.” – bën me dije Presidenca.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts