Saturday, December 10, 2022
HomePolitikëDatë 20 dhjetor, ditën hënë, konfirmojnë protestën në Tiranë dhjetra mijëra demokratë...

Datë 20 dhjetor, ditën hënë, konfirmojnë protestën në Tiranë dhjetra mijëra demokratë dhe shoqëri civile

-

 

Me datë 20 dhjetor vjen në Tiranë Presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Ai do të pritet me ceromonial shtetore në Pallatin e Brigadave dhe jo siç ishte parashikuar në sheshin para kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pasi protestat e thirrur nga ish-kryeministri Berisha ditën e hënë ka sjellë ndryshim protokolli.

Vuçiç vjen në Tiranë ftuar nga kryeministri Edi Rama në kuadrin e “Open Balkan”. Por ardhja e Presidetit serb është parashikuar me protesta mbarëkombëtare ditën e hënë, ku mendohet se pjesmarrja mund të kap shifrën e 100 mijë vetave.

Ish-kryeministri Berisha e lajmëroi mbrëmë në emisionin Opinion te Blendi Fevziu.

Ndërkohë policia e shtetit po merr masa për një protestë shumë të madhe në Bulevardin Dëshmorët e Kombit kundër Vuçiç-Rama.

Në kuadrin e masave antiprotestë mësohet se ditën e hënë kufiri Shqipëri-Kosovë do të blindohet pasi i frikësohen një ardhje masive nga Kosova kundër Vuçiç.

Sot ka folur edhe presidentja kosovare e cila tha në parlament se “Serbia ka pretendime të qarta territoriale ndaj Kosovës dhe këtë nuk e fsheh as në retorikë, as në veprime. Duke shërbyer si trampolinë e interesave ruse në rajon, Serbia ka qëllim të destabilizojë shtetet e rajonit, përfshirë Kosovën duke përdorur logjikën e shekullit të kaluar”, theksoi Osmani.

“Idetë që kishin për synim ndarjen në vija etnike, nuk do të përsëriten më. Statusi i Kosovës është i përcaktuar nëpërmjet vullnetit të popullit të saj dhe shpalljes së pavarësisë”, tha Osmani.

Nga ana e tij kryeministri Rama ka deklaruar se i qëndron Open Balkan pasi lehtëson biznesin dhe ekonominë.

Thirrja e Berishës për protestën e ditës së hënë, datë 20 dhjetor, është edhe një test për të parë se sa demokratë mund ti mblidhen atij në Bulevard, ndonëse sipas organizatorëve deri tani kanë konfirmuar ardhjen të gjithë anëtarët e PD-së, të cilët janë diku te 70 mijë veta.

Përveç demokratëve dhe simpatizantëve të partive të opozitës do të jenë shumë nga shoqeri civile.

Kjo protestë e datës 20 dhjetor do të jetë paralajmërimi i PD-së të drejtuar nga ish-kryeministri për protesta masive gjatë pranverës së ardhshme.

Sipas organizatorëve të protestës dyshja Vuçiç-Rama janë për “Open Balkan” një inisiativë që rrit hegjomoninë serbe në Ballkan, në thelb kundër Procesit të Berlinit, inicuar nga ish-kancelarja gjermane Merkel.

Ditën e hënë moti do të jetë me diell dhe pa temperatura minimale, gjë që do të sjell një numër të madh protestuesish në Bulevard.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,601FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts