Wednesday, August 17, 2022
HomeAktualitetGradohen 6 gjeneralët e rinj, ministri Peleshi: Po rrisim dinjitetin e FA

Gradohen 6 gjeneralët e rinj, ministri Peleshi: Po rrisim dinjitetin e FA

-

Gradohen 6 gjeneralët e rinj të Forcave të Armatosura. Pas dekretimit nga presidenti i Republikës, në Ministrinë e Mbrojtjes u zhvillua ceremonia e gradimit për dhënien e gradës për kundëradmiral Adnand Agastra, gjeneral brigade Editson Zarka, gjeneral brigade Petrit Çuni, gjeneral brigade Ferdinand Dimo, gjeneral brigade Ilir Pujo dhe gjeneral brigade Ylli Pulaj.

Të pranishëm në ceremoni ishin ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralmajor Prof. Asoc. Bajram Begaj, zëvendësministrja e Mbrojtjes Dallëdndyshe Bici dhe familjarë të gjeneralëve.

Gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni, ministri Peleshi u shpreh i gëzuar për përmbylljen e procesit të gradimit me një shpejtësi relativisht të mirë krahasuar dhe me eksperiencat e të kaluarës. Ministri e konsideroi këtë një proces motivimi për efektivët e FA, nga ushtari i parë deri te gradat më të larta.

“Nuk është i vetmi proces, i njëjti zhvillim. Ne po përpiqemi të rrisim dinjitetin e FA, i cili është nga më të lartit krahas gjithë institucioneve dhe strukturave të tjera në shtetin shqiptar, i vlerësuar nga publiku si i tillë, por padyshim që ka nevojë për shpërblim më të mirë, ka nevojë për kushte më të mira, ka nevojë për shpërblime me të drejta, për kompensime më të mira qoftë për ushtarakët tanë, qoftë për familjarët e tyre”, u shpreh ministri i Mbrojtjes.

 

 

Peleshi theksoi faktin se prioritet është edhe edukimi, i cili po vijon në partneritet me NATO-n dhe SHBA.

“Po investojmë për rritjen e kapaciteteve të brendshme, gjithashtu në forcimin e Akademisë së FA, shtimin e degëve aty, shtimin e progamit të masterit, kthimin e Akademisë në një institucion edhe me vështrimin rajonal. Kemi filluar me rajonizimin apo ndërkombëtarizimin e disa kurseve, të cilat tani po i punojmë për t’i paketuar si një kolegj mbrojtjeje. Pra do të kemi Akademinë e Mbrojtjes, do të kemi Kolegjin e Mbrojtjes. Pra të gjitha këto janë në funksion të rritjes cilësore, kualifikimit, rritjes së dinjitetit dhe bërjes së forcës tonë më të aftë dhe më pranë standardeve të NATO-s, ashtu si na takon”, theksoi ministri Peleshi.

Të gjashtë gjeneralët shquhen për nivel të lartë të profesionalizmit dhe përgjegjshmërisë kudo ku ata kanë shërbyer gjatë karrierës së tyre në Forcat e Armatosura. Kundëradmiral Adnand Agastra aktualisht shërben si shef i Degës së Operacioneve dhe Stërvitjes, në Forcën Detare. Gjeneral brigade Editson Zarka shërben si drejtor i Inspektimit të Përgjithshëm, në Ministrinë e Mbrojtjes, gjeneral brigade Petrit Çuni shërben si përfaqësues ushtarak kombëtar në Përfaqësinë Ushtarake Jashtë Vendit, gjeneral brigade Ferdinant Dimo shërben si komandant në Qendrën e Arsimimit Profesional të Ushtarit në Akademinë e Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Ilir Pujo aktualisht mban detyrën drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes dhe gjeneral brigade Ylli Pulaj shërben si zëvendëskomandant i Forcës Ajrore.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts