Wednesday, April 24, 2024
HomeAktualitetRritje temperaturash dhe kthjellime, parashikimi i motit për sot

Rritje temperaturash dhe kthjellime, parashikimi i motit për sot

-

Deri në mesditë, vendi ynë do të jeëe në ndikimin e motit të kthjellët por pas mesdite priten kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin ku më të dukshme vranësirat paraqiten në ekstremet verilindje dhe juglindje të vendit duke bërë qe problemet me ngricat në këto zona të jenë ende prezente, sipas MeteoAlb.

Parashikohet që kushtet e motit të kthjellët por të ftohte të dominojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veri-veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Gadishulli Iberik dhe Gadishulli i Ballkanit vijon të mbizotërohet nga masat polare duke kushtëzuar mot të kthjellët por të ftohtë.

Ndërsa  Europa veriore dhe pjesërisht qendra e kontinentit mbeten në ndikimin e aktivizimit të ciklonit të Islandës duke sjelle në këto rajone reshje shiu e dëbore.

Po ashtu, reshjet e dendura të dëborës do të vijojnë në Europën Lindore.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts