Thursday, August 18, 2022
HomePolitikëTopalli: Goodbye Lul! Radhën e ka Rama! Faleminderit çdo demokrati

Topalli: Goodbye Lul! Radhën e ka Rama! Faleminderit çdo demokrati

-

 

Jozefina Topalli, ish-drejtuesja e lartë e PD , duke ndjekur masivitetin me të cilin demokratët në të gjithë vendin i janë drejtuar kutive të votimit për ta shkarkuar nga posti, i ka dërguar një mesazh publik me nëntekst të fuqishëm: “Goodbye Lul!”

Në mesazhin e publikuar në Fb, Topalli shprehet me këto fjalë:

“Sot duhet të rrish në radhë për të votuar në Referendumin e PD për largimin e LB! Sot kanë shkuar për të votuar edhe ata demokratë që kanë vite që nuk dalin nga shtëpia; sot janë ngritur për të votuar që nga themeluesit e degëve të PD, deri tek anëtari më i ri i saj; sot janë ngritur nga shtrati të sëmurë për të votuar në referendum.

Kanë votuar nga më të rinjtë, deri tek me të moshuarit. Asnjëherë nuk ka pasur një pjesëmarrje demokratësh si kjo e sotmja. Kjo është dita e bukur e demokracisë! Kaq radhë nuk ka pasur as në ditën e votimeve. Kjo nuk është vetëm shprehja më e bukur e lirisë dhe demokracisë, ky është mesazhi i shpresës.

Me këtë pjesëmarrje e besim që njerëzit kanë tek çlirimi nga pengu, ata po përcjellin shpresën për të larguar edhe qeverinë aktuale. Pas LB, radhën e ka Rama! Goodbye Lul! Faleminderit çdo demokrati!” përfundon Topalli.

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,441FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts