Friday, March 29, 2024
HomePolitikëAktualitet “Në shtëpinë time vendos unë”, mesazhi i votuesit demokrat për Ambasadoren...

Aktualitet “Në shtëpinë time vendos unë”, mesazhi i votuesit demokrat për Ambasadoren Kim

-

Në referendumin e një dite më parë të thirrur nga ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk munguan edhe mesazhet politike për Ambasadoren amerikane në Tiranë Yuri Kim.

Në Durrës, një prej votuesve bashkë me + për shkarkimin e kryetarit Basha kishte lënë dhe këtë shënim për Kim.

Sipas iniciuesve të këtij referendumi, për largimin e Bashës nga kreu i PD-së votuan 43,385 anëtarë të kësaj partie.

Berisha, duke folur para mediave nga selia blu, falenderoi anëtarësinë për daljen në referendum. Ai tha se të gjithë anëtarët votuan “të lirë” për këtë proces.

Ai u bëri thirrje mbështetësve të tij për një “protestë mbarëkombëtare” të hënën në kundërshtim të ardhjes së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Tiranë.

Berisha tha se iniciativa “Ballkani i Hapur”, është kërcënim kombëtar.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts