Wednesday, April 24, 2024
HomePolitikëShkarkimi i Bashës si kryetar i PD, Komisioni i Rithemelimit verifikon sot...

Shkarkimi i Bashës si kryetar i PD, Komisioni i Rithemelimit verifikon sot rezultatin e referendumit

-

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike do të mblidhet sot në 11 për të verifikuar rezultatin e referendumit të mbajtur një ditë më parë sipas të cilit 43385 demokratë votuan për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar partie.

Në mbyllje të referendumit Berisha iu drejtua deputetëve demokratë që mbështesin zotin Basha dhe kryetarëve të degëve të partisë, të cilët në shumicë nuk pranuan që selitë lokale të PD-së të përdoreshin si qendra votimi për referendumin, të reflektonin ndaj rezultatit të tij, duke përsëritur disa herë se nuk duhet të bëheshin pjesë e një skenari që sipas tij mund të ishte “destabilizues dhe për vendin”, por pa shpjeguar se për çfarë skenari bëhej fjalë.

Ai ka paralajmëruar një protestë të hënën, të nxitur nga vizita në Tiranë e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, në kuadër të takimit të radhës së projektit “Open Balkan”.

Referendumi për shkarkimin e Bashës si kryetar partie u mbajt në të njëjtën ditë që ky i fundit mblodhi në Pallatin e Kongreseve Kuvendin Kombëtar.

Kuvendi vendosi të mbajë larg nga postet partiake të gjithë ata persona që shpallen non grata nga SHBA, një masë e përgjithësuar vetëpastrimi, që erdhi pas përcaktimit të ish kryetarit Sali Berisha dhe familjes së tij nga Departamenti Amerikan i Shtetit si person i papërshtatshëm për korrupsion dhe pengim të demokracisë.

Kuvendi vendosi gjithashtu të mbështesë nismën për dekomunistizimin si dhe të ndërtojë një partneritet me Aleancën Qytetare për Demokracinë, një organizatë intelektualësh, që ofrojnë mendime kritik ndaj politikave të saj dhe ndihmojnë dialogun e opozitës me shoqërinë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts