Thursday, August 11, 2022
HomePolitikëBerisha: Nuk ka kthim pas! Anëtarësia vendosi shkarkimin e Bashës

Berisha: Nuk ka kthim pas! Anëtarësia vendosi shkarkimin e Bashës

-

 

Ish-kryeministri Sali Berisha, nëpërmjet një konferencë për shtyp nga selia blu deklaroi se anëtarësia miratoi shkarkimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Berisha theksoi se ky është një vendim që do të zbatohet pas asnjë hezitim, ndërsa sqaroi se kryedemokrati Basha do të njoftohet me shkrim për këtë vendim.

Ne jemi lëvizje paqësore dhe parimi përfundimtar është të mos dhunojë asnjë jetë njerëzore. Sot Komisioni i Përkohshëm i Drejtimit të PD-së pas diskutimeve ka vendosur të fillojë menjëherë nga puna për zbatimin e vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit të Rithemelimit të PD-së. Deri në datën 22 mars të gjitha strukturat e kësaj partie duhet të shndërrohen në strukturat e anëtarëve të PD ku ata do të vendosin me votën e lirë për drejtuesit dhe forumet e tyre. Kjo është një punë intensive dhe duke u angazhuar në këtë proces, demokratët e Shqipërisë janë të vetëdijshëm se janë në një revolucion të pandalshëm, të një anësie jetike për fatin e demokracisë e të shoqërisë shqiptare. Ata mbetet të gatshëm për të përmbushur çdo detyre që do të kërkohet në avancimin e kauzës sonë. Komisioni vendosi t’i komunikojë deputetit Lulzim Basha vendimet supreme të anëtarësisë të PD-së në aktin më historik të lirisë gjatë pluralizmit si referendumi i datës 18. Ky akt ishte shkarkimi, ratifikimi i shkarkimit që vendosi me votë të fshehtë. Deputeti Basha do t’i dërgohet një shkresë ku do të njoftohet për këtë vendim. Për të gjithë anëtarët që votuan më datën 18 dhjetor për të gjithë shqiptarët në Shqipëri dhe kudo ku ndodhen Komisioni vendosi të njoftojë se anëtarësia e PD është në këmbë dhe e vendosur të zbatojë vendimin e saj. Vendimi i marrë do të zbatohet pa asnjë lloj hezitimi“, tha Berisha.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,433FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts