Sunday, August 14, 2022
HomePolitikëDështon mbledhja e Komisionit Hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku: Maxhoranca bojkotoi, bllokon...

Dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku: Maxhoranca bojkotoi, bllokon hetimin

-

Maxhoranca ka bojkotuar mbledhjen e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, që ishte thirrur nga Partia Demokratike.

Mësohet se deputetët socialistë nuk morën pjesë sot në mbledhjen e lajmëruar më herët nga kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku.

“Kërkuam një mirëkuptim me maxhorancën për të kryer një mbledhje të Komisionit Hetimor. Fatkeqësisht ata kanë vendosur që të bojkotojnë”, tha Tabaku, duke shtuar se PS po bllokon hetimet.

Mbledhja në fjalë u kërkua nga opozita, duke marrë shkas edhe nga arrestimi gati 1 javë më parë i ish-ministrit Lefter Koka. Partia Demokratike dërgoi në SPAK padinë penale për incineratorët në tetor 2020.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,432FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts