Tuesday, April 23, 2024
HomeAktualitetVishuni trashë, temperatura deri në -6 gardë, parashikimi i motit sot

Vishuni trashë, temperatura deri në -6 gardë, parashikimi i motit sot

-

Moti i kthjellët por i ftohtë karakterizon të gjithë territorin shqiptar përgjatë gjithë 24-orëshit. Përjashtim bëjnë, zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore të cilat do të ketë vranësira të shpeshta, sipas MeteoAlb.

Parashikohet që në orët e vona të mbrëmjes vranësirat të shfaqen në të gjithë territorin e vendit por nuk priten reshje. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë deri mëngjesin e së enjtes.

Temperaturat e ajrit mbeten të ulëta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 13°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verilindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohen dallgë 2 – 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike vijojnë në Europen Veriore dhe pjesërisht në qendër duke diktuar reshje të dendura dëbore si pasojë e dy qendrave të presionit të ulet atmosferik të zhvilluar mbi këto rajone.

Po ashtu, me rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere paraqitet situata e motit për Gadishullin Iberik.

Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të jetë në ndikimin e masave të ftohta siberiane duke diktuar mot të kthjellet por të ftohtë, Gadishulli i Ballkanit do të përjetojë temperatura shume të ulëta.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts