Friday, March 29, 2024
HomePolitikëAlbana Vokshi: Protestat nuk ndalen! Institucionet të mos marrin porosi nga Rama

Albana Vokshi: Protestat nuk ndalen! Institucionet të mos marrin porosi nga Rama

-

Deputetja e PD, Albana Vokshi ka dalë në një konferencë për mediat sapo Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për dy protestuesit që morën pjesë në protestën e thirrur nga Sali Berisha.

Vokshi tha se arrestimi ishte i paligjshëm dhe i kërkoi institucioneve që të mos marrin porosi nga Edi Rama. Ndër të tjera theksoi protestat nuk do të ndalen dhe së shpejti do të bëhet publik plani.

Në një kohë kur kolegët tuaj merren në pyetje nga sigurimi serb, Edi Rama urdhëron arrestimin e protestuesve që marrin pjesë në protesta. Duam ti bëjmë me dije Ramës dhe kujtdo që harton këto plane antishqiptare, protestat nuk do të ndalen.

Arrestimi është i paligjshëm. Nuk janë vënë në dispozicion prova. Ne inkurajojmë institucionet që të mos marrin porosi nga Edi Rama“, tha Vokshi.

Ndërkohë Vokshi u pyet edhe për nëse do të vijojnë protestat apo jo.

Komisioni për Rithemelimin është në mbledhje të përditshme dhe së shpejti do të bëjë publik planin“, tha Vokshi.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts