Thursday, March 28, 2024
HomeAktualitetNga dolën 637 mijë pagat e qytetarëve shqiptarë? Progni: Është bërë nga...

Nga dolën 637 mijë pagat e qytetarëve shqiptarë? Progni: Është bërë nga brenda, nuk është punë e hakerave

-

Pas patronazhistëve, rrjedhja e informacioneve të pagave të 637 mijë shqiptarëve në sektorin publik edhe privat tronditi sërish vendin tonë.

Por nga dolën të dhënat, është punë amatorësh, apo profesionistësh?

Për këtë web masteri, Gent Progni, thotë në emisionin “Ditë e Re” në ekranin e RTV Ora, se nuk ka mundësi  që të dhënat të jenë manipuluar dhe se database ka dalë nga brenda.

Ndër të tjera Progni shpjegon se është e pamundur ta ketë bërë dikush nga jashtë, sepse sistemi është i atillë që lajmëron, jep alarm, nëse ka ndërhyrje në serverin e institucionit, gjë që nuk ndodhi në këtë rast.

Rrjedhimisht sipas web masterit, kjo do të thotë se  dikush i ka bërë serverit kërkesë që të dhënat të eksportohen, por nuk është dhënë asnjë alarm, sepse është bërë nga brenda.

Gent Progni: Ka zero shanse që të dhënat të jenë manipuluar, sepse një ID  e një personi në Shqipëri, nuk mund të lidhet me një nipt të punëdhënësit. AKSHI është agjenci që ka centralizuar edhe serverat edhe punonjësit që punojnë në të. Ka aksese te të gjitha serverat e institucioneve.

E hedh poshtë idenë e hakerave, sepse institucioni duhet të kishte lajmëruar nëse do kishte hakera, sepse tenderat e bërë në këtë institucion janë me disa standarte, që institucioni do kishte lajmëruar nëse do kishte ndërhyrje.

Kjo gjë nuk ka ndodhur dhe do të thotë që është rrjedhje e brendshme. Nuk e di pse institucioni nuk mban përgjegjësi.

Nuk dua ta kanalizoj këtë problem thjesht si  një file. Është serveri që përmban këto të dhëna, nuk është file. Nuk janë të dhëna të një faqe, copy paste.

Dikush i ka bërë serverit kërkesë që të dhënat të eksportohen, por nuk është dhënë asnjë alarm, sepse është bërë nga brenda. nuk është thjesht lista emërore në vijë vertikale. Çdo person ka informacion shoqërues. Duhet të ishte dhënë njoftim dhe të ishte bllokuar sistemi.

Them që është diçka e brendshme, është një rrjedhë e informacionit nga brenda. Ka organizuar kompjuterin që t’i jepen këto të dhëna.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts