Thursday, August 11, 2022
HomePolitikë“Pse SPAK vonon arrestimin e Ëngjëll Agaçit?”, Kryemadhi: Një nga aktorët kryesor...

“Pse SPAK vonon arrestimin e Ëngjëll Agaçit?”, Kryemadhi: Një nga aktorët kryesor në aferën e inceneratorit, si e kalon në qeveri faturën e kontratës

-

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi deklaron se sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi duhet të ishte para drejtësisë për aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Kryemadhi pyet se përse SPAK vonon në arrestimin e tij, teksa thekson se Agaçi megjithëse u has me refuzimin e Agjencisë së Prokurimit Publik për procedurën për inceneratorin e Elbasanit, me vetëdije të plotë shkel ligjin.

Ajo thotë se fut në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave, jo lidhjen e kontratës, por faturën financiare të kontratës.

DEKLARATA E PLOTË

PSE SPAK VONON ARRESTIMIN E ËNGJËLL AGAÇIT?
Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrit Ëngjëll Agaçi është një nga aktorët kryesor në aferën e inceneratorit të Elbasanit.

 

 

Agaçi, megjithëse haset me refuzimin e Agjencisë së Prokurimit Publik për procedurën për inceneratorin e Elbasanit me vetëdije të plotë shkel ligjin.

Ligji, e përcakton qartë që Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrit është përgjegjës për hartimin e rendit të ditës së mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Duke shfrytëzuar këtë kompetencë, Ëngjëll Agaçi pasi është në dijeni nga APP e cila kundërshton procedurën e ndjekur ‘Negocim pa shpallje’ e fut në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave, jo lidhjen e kontratës, por faturën financiare të kontratës.

Pra, miratohet fatura financiare pa u vënë në dijeni të kushteve financiare të saj.
Për këtë shkelje, jo vetëm në inceneratorin e Elbasanit por dhe atë të Tiranës Ëngjëll Agaçi duhet të ishte para drejtësisë.

Pra, miratohet me VKM financimi i një kontrate që buron nga një procedurë e paligjshme e provuar me shkresë dhe paralajmërim zyrtar nga AGJENCIA E PROKURIMIT PUBLIK.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts