Festat e fundvitit kanë rikthyer fluksin e hyrjeve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Sipas të dhënave, në 24 orët e fundit, nga kjo pike  kalimi kanë hyrë 3311 shtetas të huaj dhe shqiptarë duke shënuar kështu rritje të ndjeshme të lëvizjes së qytetarëve në hyrje të vendit tone.

Për festat e fundvitit janë të shumtë qytetarët shqiptarë të cilët kthehen në vendlindje ndërkohë që vetëm javën e fundit nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë gjithsej 20561 qytetare.