Thursday, August 11, 2022
HomePolitikëBasha vihet në lëvizje! Zhvillon takime me krerët e degëve të PD-së

Basha vihet në lëvizje! Zhvillon takime me krerët e degëve të PD-së

-

Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një sërë aktivitetesh jo formale, me qëllim përgatitjen e strukturave për vijmin e aksionit politik të miratuar në 18 dhjetor nga Kuvendi Kombëtar.

Burime nga selia blu bëjnë me dije se ditët e fundit, Lulzim Basha është takuar me kryetarët e degëve të PD-së, ndjekur nga takimet me Grupin Parlamentar dhe me kryesinë e Partisë Demokratike. Këtë të mërkurë, kryedemokrati është nisur drejt Dibrës.

Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha i ka dhënë ultimatum Bashës që deri më 5 janar të lirojë zyrën e kryetarit të Partisë Demokratike, në të kundërt Berisha së bashku me përkrahësit e tij do ta marrin vetë selinë blu.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,430FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts