Wednesday, August 17, 2022
HomePolitikëLindita Nikolla pritet në takim nga Presidenti Erdogan në Turqi: Do të...

Lindita Nikolla pritet në takim nga Presidenti Erdogan në Turqi: Do të vij në Shqipëri

-

Në vijim të vizitës zyrtare në Turqi, Kryeparlamentarja Lindita Nikolla u prit nga Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Gjatë takimit në Pallatin Presidencial, Nikolla shprehu mirënjohjen e thellë “për rolin, angazhimin dhe kontributin personal të Presidentit Erdogan në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe partneritetit strategjik midis të dyja vendeve. Ne gjithashtu vlerësojmë dhe ju falënderojmë për rolin e Turqisë si lobuese e fuqishme në njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare, zërin e fuqishëm të Turqisë në NATO për institucionalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, si një premisë drejt paqes e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, dhe do të dëshironim angazhimin e Turqisë edhe në ndalimin e fushatës së Serbisë për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga disa shtete”.

Presidenti Erdogan rikonfirmoi vendosmërinë për mbështetjen e pakursyer për Shqipërinë, zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh dhe të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Turqisë dhe dha lajmin e mirë se do të vijë personalisht në Shqipëri për inaugurimin e apartamenteve të banimit për familjet e Bashkisë së Kurbinit të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts