Friday, April 19, 2024
HomePolitikëSkandali i pagave/ Rama paralajmëron kompanitë dhe mediet: Kemi kohë që e...

Skandali i pagave/ Rama paralajmëron kompanitë dhe mediet: Kemi kohë që e dimë! Vetërregullohuni deri më 20 janar ose ….

-

“Jo çdo e keqe vjen për të keq” Nxitur nga skandali i nxjerrjes në pazar të pagave të 690 mijë shqiptarëve drejtoria e Tatimeve do të ndërmarrë një aksion për të gjithë kompanitë të cilët kanë bërë deklarim të rremë.

Në konferencën e fundvitit për medien kryeministri Edi Rama tha se kësaj nuk do i shpëtojnë as mediat.

Edi Rama: “Së fundmi ka ndodhur një ngjarje shumë e shëmtuar dhe shuëm shqetësuese por pjesa kriminale e ngjarjes i takon prokurorisë e cila po heton në mënyrë intensive. Uroj dhe kam arsye të besoj se së shpejti do kemi rezultate. Kush e ka bërë do përgjigjet para ligjit.

Por  “jo çdo e keqe vjen për të keq”
Ekspozimi i të dhënave që lidhen me pagat është i papranueshëm sot ka një pasqyrë në sytë e të gjithë shqiptarëve dhe askush nuk mund të thotë se po sulmojmë askënd duke nisur nga media e pagat tuaja.

Nuk është situatë që u desht ta merrnim vesh. Kemi kohë që e dimë, nuk është situatë e ngjashme me më parë por e papranueshme. Askush nuk do të na thotë dot se po sulmojmë mediat duke kërkuar prej tyre dhe jo vetëm prej tyre por të gjithë kompanive që japin paga fiktive të vetërregullojnë deklarimet.”

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts