Thursday, August 11, 2022
HomeAktualitetTemperatura deri në 18 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

Temperatura deri në 18 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

-

Gjatë orëve të para të ditës vendi ynë do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalime të lehta vranësirash, më të dukshme në zonat malore.

Ndërsa në vijim edhe pse priten që vranësirat të theksohen në intervale të shkurtra kohore, nuk priten reshje në territor, sipas MeteoAlb.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjell dallgëzim mbi 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Rajoni i Ballkanit në pjesën më të madhe do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash. Po_ashtu me mot të qëndrueshëm do të jetë dhe Gadishulli Iberik.

Ndërsa nën ndikimin vranësirave dhe shirave do të jetë pjesërisht Qendra e kontinentit dhe Anglia.

Gjithashtu Vendet Nordike dhe Lindja e kontinentit do të vijojnë të jenë në mbizotërimin e vranësirave të cilat do të sjellin reshje dëbore.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,431FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts