Edi Rama ditën e sotme u ka dhuruar çelësat e shtëpive 100 familjeve në lagjen “5 Maji”në Tiranë.
Në fjalën e tij teksa dhe ju ka uruar Vitin e Ri banorëve, Rama ka bërë ironi dhe me situatën politike brenda PD.
Rama ka porositur qytetarët që të mos shkojnë pas bravave, por të ruajnë bravat e tyre që të mos jua ndërrojnë.
“Ju lë porosi që të bëni kujdes për bravat se ka filluar në qytet një çështje bravash dhe ruani bravat mos jua ndërrojnë dhe bëni kujdes nga çelësat që nuk kanë lidhje me bravën, mbani çelësin tuaj e mos shkoni pas bravave që nuk fusin asnjë çelës”, ka thënë Rama.