Thursday, August 18, 2022
HomeAktualitetShuhet Vladimir Grillo, Meta: Do të kujtohet për emocionet e veçanta që...

Shuhet Vladimir Grillo, Meta: Do të kujtohet për emocionet e veçanta që na dhuroi për dekada

-

Presidenti Ilir Meta, ka reaguar për ndarjen nga jeta të gazetarit të njohur sportive, Vladimir Grillo, ku i shpreh ngushëllimet familjarëve për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur.

Po ashtu Meta shkruan se Grillo do të mbahet mend gjatë për emocionet e veçanta që dhuroi për dekada, duke përcjellë me profesionalizëm vlerat më të arrira sportive.

“Me shumë trishtim mësova për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe komentatorit të mirënjohur sportiv, mjeshtrit të mikrofonit, Vladimir Grillo.

Do të kujtohet nga të gjithë për emocionet e veçanta që na dhuroi për dekada, duke përcjellë me profesionalizëm dhe timbrin e veçantë të zërit, në familjet dhe ambientet tona shoqërore, vlerat më të arrira sportive.

Në këto momente të vështira ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve për këtë humbje të pazëvendësueshme. Të prehet në paqen e merituar”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,441FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts