Wednesday, August 17, 2022
HomeAktualitetDhuron kursimet e tij për fëmijët në nevojë, 7-vjeçari shqiptar emocionon Italinë

Dhuron kursimet e tij për fëmijët në nevojë, 7-vjeçari shqiptar emocionon Italinë

-

 

Shqiptarët nuk duhet të identifikohen vetëm me imazhe negative si trafikantë, vrasës apo hajdutë. Ka plot shembuj pozitivë në çdo fushë.

Një 7-vjeçar shqiptar në Itali është kthyer në një fëmijë mjaft i dashur pasi ka bërë një gjest që i ka prekur të gjithë. Kolton Ndoj, i ka dhuruar të gjitha kursimet e tij, në derrkucin e vogël, Kryqit të Kuq në Itali. Edhe pse është vetëm shtatë vjeç, ai donte që dëshira e tij të mos mbetej vetëm në fjalë, siç bëjnë shpesh të rriturit.

Kolton Ndoj ndjek shkollën fillore në Bregnano dhe tashmë i ka mjaft të qarta idetë. Ai do të ndihmojë fëmijët në nevojë. Mediat italiane shkruajnë se ndoshta ai nuk e ka ende të qartë situatën ekonomike në vend, por ai di një gjë, dhe ajo është se shumë fëmijë si ai jetojnë në situata të vështira, madje të kesh një dhuratë nën pemë, për ta nuk është e dukshme.

Nëna e tij, Julanda, tregon: “Ai më tha se donte vetëm një gjë, t’i ndihmonte ata fëmijë. Kështu që mendova se nëse ka një realitet të cilit mund t’i besosh është Kryqi i Kuq, ndaj shkuam tek ata”.

Vullnetarët u befasuan shumë, por edhe u prekën, kur në vigjilje të Krishtlindjes panë të mbërrinte atë djalin e vogël, i cili u ofroi kursimet e tij brenda një derrkuci dhe një buzëqeshje të madhe. Për ta falënderuar, vendosën ta ftojnë në asamblenë e tyre, e cila u mbajt pak ditë më parë, me presidentin D anilo Fasola dhe deputetin Massimo Gilardi , të cilët i dhanë kualifikimin e një të riu nderi vullnetar.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts