Wednesday, August 17, 2022
HomePolitikëGjeti dyert e PD mbyllur, Noka: E turpshme. Rama mund të vetëburgosë...

Gjeti dyert e PD mbyllur, Noka: E turpshme. Rama mund të vetëburgosë pengun e tij, por jo shpirtin e demokratëve. Më 8 janar e kthejmë në shtëpi lirie

-

Në një prononcim për mediat nga selia e PD, deputeti demokrat Flamur Noka u shpreh sot se është i keqardhur që shtëpia e lirisë, sikur e quan ai PD, është kthyer në një Alkatraz, njërg të kohëve moderne.

“Një grup deputetësh dhe deputetesh anëtarë të grupit PD, erdhëm sot në selinë e PD, në Shtëpinë tonë, për të zhvilluar një takim dhe një mbledhje në lidhje me axhendën për 2022.

Dua t’ju uroj ju mediave Gëzuar. Ajo që po konstatojmë me dhimbje është se shtëpia e lirisë, PD sot duhet të ishte një ambjent ku të gumëzhinte, ambjent festiv që të bashkonte të gjithë demokratët,  por për fat të keq Edi Rama e ka kthyer me pengun e tij në një Alkatraz të kohëve moderne. Gjithçka e mbyllur e blinduar, thua se e ka kthyer PD në një burg të sigurisë së lartë. Kjo është e turpshme e neveritshme.

Pengu i Ramës mund të rrijë i vetëburgosur, si mënyra më e mirë që Rama të zgjasë pushtetin. Rama e ka gabim, kurrë nuk mund të burgosë shpirtin e lirë të demokratëve. Data 8 do jetë një ditë që demokratët do marrin frymë lirisht, nga shtëpia e lirisë. Në mënyrën më paqësore, demokratët nga Alkatraz do e kthejnë në shtëpi lirie këtë seli.” u shpreh Noka.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts