Thursday, March 28, 2024
HomeShendetesiItalia lejon përdorimin e pilulës anti Covid. Kushton deri në 700 dollarë,...

Italia lejon përdorimin e pilulës anti Covid. Kushton deri në 700 dollarë, por pacientët do e marrin falas

-

 

Italia lejon përdorimin e Molnupiravir pilula anti Covid, e njohur në treg me emrin Lagevrio.

Agjensia Kombëtare Italiane e Barnave ka aprovuar përdorimin e këtij medikamenti antiviral për të luftuar Covid 19, e cila prej datës 4 janar do të jetë në tregtim në farmacitë e autorizuara dhe në ato spitalore.

Ky medikament që merret në rrugë orale nën rekomandimin e mjekut, këshillohet brenda 5 ditëve të para pas shfaqjes së simptomave të virusit tek personat mbi moshën 18 vjeç.

Shkencërisht është realizuar për të reaguar në kodin gjenetik të virusit e për të penguar shumëfishimin e tij e reduktuar rrezikun e provokimit të sëmundjeve të rënda.

Terapia me Molnupiravir, rekomandohet në katër pilula nga 200 miligramë, dy herë në ditë, e një nga avantazhet e saj është se merret në kushte shtëpie.

Studimet e kryera gjatë 12 muajve të fundit kanë vërtetuar efikasitetin e saj në reduktimin deri në 50% të riskut të vdekjes e të kurimeve në spitale, tek pacientët të infektuar nga Covid e që vuajnë nga patalogji të ndryshme.

Komisari i jashtëzakonshëm për emergjencën pandemike në Itali, Paolo Figliuolo ka informuar se prej datës 4 janar 2022, 50 mijë dozat e para të këtij medikamenti janë të disponueshme në tregun italian të barnave e sot ka nisur shpërndarja territoriale në 21 rajonet italiane.

Pacientët që do të marrin këtë terapi, do të monitorohen në një regjistër special për të verifikuar efektet në kohë të afërt e të gjatë.

Kosto e ciklit të kësaj terapie shkon rreth 615 euro apo 700 dollarë amerikanë, por për pacientët italianë që do të rekomandohen ta marrin, nuk do të kushtojë asgjë.

Autoritetet shëndetësore italiane informojnë se kjo pilulë anti Covid nuk zëvendëson vaksinën, pasi ka një aksion të limituar në kohë e brenda pak ditëve asimilohet nga organizmi.
Brenda pranverës 2022 pritet të hidhet në treg dhe pilula tjetër orale anti Covid Plaxovid, testimet e të cilës kanë verifikuar një efikasitet mjaft të lartë kundër Covid 19.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts