Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetGati Pediatria e re në QSUT/ Manastirliu: Do të ketë kapacitete të...

Gati Pediatria e re në QSUT/ Manastirliu: Do të ketë kapacitete të dyfishuara, mbart tre shërbime esenciale!

-

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, foli mbi shërbimet e reja në pediatrinë e re që është përuruar në qendrën spitalore universitare.

Manastirliu tha se dikur ishim mësuar t’i shihnim spitalet si tregje shumice dhe kioska qoftesh, por shtoi se brezat që do vijnë do t’i dëgjojnë këto histori si përralla nga e kaluara.

“Ky spital kishte pak kohë që kishte filluar të hidhte themelet ndërkohë që Shqipëria u përball me tërmetin shkatërrimtar dhe pandeminë. Sistemit shëndetësor iu desh të vihet në një sprovë të madhe. Unë e di që shumë prej jush (doktorëve) kanë dëgjuar prej vitesh premtimin për një pediatri të re, që sot e shohin të realizuar. Ky investim i ri nuk është vetëm një godinë e re, shumë thonë hajt se janë llaç dhe tulla. Ky është mirëfilltazi një projekt modernizimi. Ky shërbim mbart tre shërbime esenciale, me dy korridore të emergjencës. Observacioni në kapacitetet e tij shkon në 30 shtretër në pikun e tij, në verë dhe në dimër. Unë jam e bindur që ekipi i urgjencës do ta çojnë përpara këtë shërbim duke u kujdesur edhe për injektimin e një kulture të re pune.

E djeshmja është godina që kemi ngjitur ndërkohë që e sotmja është këtu. Do të ketë kapacitete të dyfishuara në raport me ato aktualet, do t’i përgjigjemi 30 viteve të ardhshme. Jam e kënaqur që do kemi zona të veçanta për neo-natët, fëmijët, dhe raste që kërkojnë izolim për arsye të sëmundjeve infektive. Shërbimi i kirurgjisë infantile me katër salla operacioni. Nuk ka asnjë dallim nga investimi që kemi bërë në spitalin kirurgjikal “Frederik Shiroka”. Në thelb ky investim është një busull orientuese për shërbimin e pediatrisë në nivel kombëtar, për strategjinë e shëndetësisë. Në fazën e dytë do fillojmë me rehabilitimin e godinës ekzistuese. Ishim mësuar t’i shihnim spitalet si tregje shumice dhe kioska qoftesh. Por brezat që do vijnë do t’i dëgjojnë këto histori si përralla nga e kaluara”, tha Manastirliu.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts