Sunday, August 14, 2022
HomePolitikëMbështetësit e Berishës te zyrat e PD: Selia është kthyer në bunker

Mbështetësit e Berishës te zyrat e PD: Selia është kthyer në bunker

-

Një grup deputetësh anëtarë të Komisionit të Rithemelimit të PD-së, përkrahës të Sali Berishës kanë shkuar këtë të enjte për të dytën ditë me radhë në selinë së PD-së.

Aldo Bumçi dhe Gent Strazimiri kanë trokitur në derën kryesore të PD, e cila nuk është hapur. Më pas ata kanë dhënë një deklaratë për mediat.

Edhe sot, sikurse të mërkurën, mungon lideri historik i PD-së, Sali Berisha.

Një parti që nuk ka qenë e mbyllur në këto 30 vite asnjëherë, ka qenë një derë e hapur përherë. Çdo parti në Shqipëri i ka dyert e hapura. Për herë të parë në 30 vite Basha ka mbyllur dyert. Kujt i shërben kjo? Nuk i shërben askujt tjetër, përveçse Lulzim Bashës, që të mbajë karrigen e tij, dhe Edi Ramës. Një opozitë që është izoluar nga demokratët, shoqëria, i shërben qeverisë. Ky turp, kjo shëmti, është kriminale. Projekt për të zhdukur opozitën. Por opozita është gjallë. Opozita është në këmbë”, tha Bumçi.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,432FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts