Thursday, April 25, 2024
HomeSportMeta pret Briken Caljan dhe trajnerin e tij: Uroj që 2022 të...

Meta pret Briken Caljan dhe trajnerin e tij: Uroj që 2022 të jetë një vit i artë për peshëngritjen dhe sportin tonë

-

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot kampionin në peshëngritje Briken Calja bashkë me trajnerin e tij. Duke postuar një foto në Facebook, Meta shkruan se me pak mbështetje, në 7 -10 vitet e ardhshme Shqipëria mund të jetë kampionia e botës në peshëngritje.
Shumë i lumtur të prekja sot medaljet e arta dhe të argjendta të kampionit të botës, Briken Calja. Sa djersë, sakrifica dhe heroizëm për t’i fituar!

Faleminderit Briken Calja dhe të gjithëve ju, që guxoni dhe kurrë nuk dorëzoheni! Falenderime edhe për trajnerin e tij, Gerald Toska dhe mbështetësit e Brikenit! Përshëndetje edhe për vendimin e fundit të Qeverisë për të shpërblyer çdo medalje! Uroj që 2022 të jetë një vit i artë për peshëngritjen dhe sportin tonë! Me pak mbështetje, në 7 -10 vitet e ardhshme Shqipëria mund të jetë kampionia e botës në peshëngritje”- shkruan Meta.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts