Thursday, April 18, 2024
HomeAktualitetRegjistrohen 40 procedime të reja për abuzime me tenderat në SPAK

Regjistrohen 40 procedime të reja për abuzime me tenderat në SPAK

-

Abuzimet me tenderat rrezikojnë të fundosin një numër të madh zyrtarësh në vend.

Nga SPAK mësohet se 40 procedime penale janë regjistruar për veprën penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i K.Penal.

Ndërkohë burime jo zyrtare bëjnë me dije se bëhet fjalë për shumë dosje të rëndësishme, të cilat rrezikojnë ministra, ish-ministra, krerë bashkish dhe drejtorë të lartë në administratë.

Pjesa më e madhe tenderave kanë të bëjnë me bashkitë dhe duket se do ketë zhvillime në javët apo muajt në vijim.

Një ish-ministër u arrestua dhe dy të tjerë janë në kërkim, ndërkohë që priten dhe arrestime të tjera në nivele të larta.

Ky vit duket se do të jetë vendimtar për SPAK, pasi në muajt e parë të 2022 do jetë funksionale totalisht dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, e cila mund të dalë me godinë më vete.

Po ashtu numri i prokurorëve ka shkuar në 17 dhe mund të rritet akoma dhe më shumë.

Çdo vit shteti humbet miliona euro nga tenderat dhe sinjalet janë se shumë zyrtarë do të japin llogari.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts