Thursday, March 28, 2024
HomePolitikëSali Berisha në selinë e PD: Janë skenat e një njeriu që...

Sali Berisha në selinë e PD: Janë skenat e një njeriu që kalon nga skandali në skandal. Dëshmon se nuk i ka mbetur qoftë dhe një grimcë më e vogël e integritetit moral dhe politik dhe qytetar

-

Sali Berisha rikthehet në selinë e Partisë Demokratike. I shoqëruar nga Klevis Balliu, Tritan Shehu, Flamur Noka, Edmond Spaho, Gent Strazimiri, Floriana Garo etj. Berisha ka folur një ditë para protestës së thirrur prej tij duke akuzuar kreun e PD Lulzim Basha. Ai i cilësoi zhvillimet në PD, dyert e mbyllura zhvillime të denja si për romanet e Franc Kafkës apo të realizmit fantastik të Garsia Markezit.

Berisha tha se janë skenat e një njeriu i cili kalon nga skandali në skandal dhe që dëshmon se nuk i ka mbetur qoftë dhe një grimcë më e vogël e integritetit moral dhe politik e qytetar.

“Prej disa ditësh shqiptarët po përjetojnë, po ndjekin në mënyrë të pabesueshme zhvillime të denja si për romanet e Franc Kafkës apo të realizmit fantastik të Garsia Markezit. Skenat e një njeriu i cili kalon nga skandali në skandal, nga aktet e turpshme në akte të tjera po kaq të turpshme. Një njeriu që dëshmon se nuk i ka mbetur qoftë dhe një grimcë më e vogël e integritetit moral dhe politik, e integritetit qytetar. A mundet kush të imagjinonte se një ish-lider i ri do të mbyllte karrierën e tij politike në vend të nënshtrimit të verdiktit të 44 mijë anëtarëve të partisë së tij në blindimin dhe shtrimin në bunker burgu të selisë së PD, bllokimin e saj, bllokimin e hyrjeve në këtë seli për deputetë të pD-së, mbushjen e kësaj selia me kriminelë delinkuentë që rëndojnë mbi shpatullat e tyre vrasje njerëzish”.

Prej ditësh Berisha nuk ka qenë në selinë e PD, teksa vazhdimisht ka pasur vizita nga mbështetës të tij.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts