Saturday, August 13, 2022
HomePolitikëLëvizja e Bashës para protestës së Berishës! Ja mesazhi i dërguar kryetarëve...

Lëvizja e Bashës para protestës së Berishës! Ja mesazhi i dërguar kryetarëve të degëve

-

 

Mbledhja e Kolegjit e thirrut nga Basha do të mbahet brenda selisë ndërkohë që jashtë ndërtesës do të vazhdojë grumbullimi i qytetarëve demokratë të cilët synojnë të nxjerrin nga zyra e kryetarit të PD, Lulzim Bashën.

Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi i ka dërguar një mesazh të gjithë kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike. Sipas njoftimit të bërë nga Sekretari i Përgjithshëm, pritet që sot të mblidhet edhe Kryesia e Partisë. Kjo mbledhje pritet të bëhet në vijim të vendimit të Kuvendit Kombëtar të datës 18 Dhjetor, ku u miratua Programi Organizativ i PD.

MESAZHI:

“Të nderuar Kryetarë,Të shtunën, datë 8 Janar, ora 11:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”. Në mbledhje merr pjese edhe Sekretariati i Partisë. Programi i diskutuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do ti nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë, e cila do të mblidhet po atë ditë.Ju përshëndes,Sekretari i PërgjithshëmGazment Bardhi”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,432FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts