Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetShifra të larta, 1207 të infektuar në 24 orët e fundit dhe...

Shifra të larta, 1207 të infektuar në 24 orët e fundit dhe 3 humbje jete nga Covid

-

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 1207 raste pozitive me Covid, informon ministria e Shëndetësisë. Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv. Një qytetar nga Belshi 74 vjeç, një qytetar nga Berati 85 vjeç, një qytetar nga Tirana 87 vjeç.

Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Ndërsa janë 13.340 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Janë shëruar 147 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 203,114 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive janë shënuar në këto bashki:

552 në Tiranë, 63 në Durrës, 56 në Gjirokastër,  51 në Fier, 48 në Elbasan, 45 në Shkodër, 38 në Vlorë, 30 në Lushnje, 28 në Kamëz, 22 në Berat, 17 në Kavajë, 16 në Sarandë, 14 në Vorë, 13 në Divjakë, 12 në Lezhë, Shijak, Gramsh, Librazh, 11 në Kurbin, Korçë, 10 në Krujë, Patos,  Përmet, Devoll, 8 në Tropojë, 7 në Skrapar, 6 në Dibër, Mat, 5 në Himarë, Belsh, Peqin, 4 në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Rrogozhinë, Mallakastër, Konispil, Tepelenë, Prrenjas, 3 në Mirditë, Libohovë, Memaliaj, Pogradec, Poliçan, 2 në Pukë, Kukës, Rroskovec, Selenicë, Delvinë, Këlcyrë, 1 në Fushë-Arrëz, Has, Bulqizë, Maliq, Kolonjë, Dimal, Cërrik.

Statistika (09 Janar 2022)
Raste të reja ditore         1,207
Të shëruar në 24 orë       147
Të shtruar në spitale       123
Humbje jete në 24 orë    3
Testime ditore                 4,729

Testime totale              1,529,669
Raste pozitive                 219,694
Raste të shëruara           203,114
Raste Aktive                      13,340
Humbje jete                         3,240

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            6,531
Fier                 1,201
Durrës             1076
Elbasan           936
Vlorë                809
Shkodër          805
Gjirokastër     528
Berat               437
Lezhë              389
Korçë               333
Dibër                185
Kukës               110

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts