Friday, April 19, 2024
HomePolitikëAgron Shehaj reagon ashpër ndaj Bashës: “Tashmë gjërat janë të qarta”

Agron Shehaj reagon ashpër ndaj Bashës: “Tashmë gjërat janë të qarta”

-

Pas disa ditësh në heshtje, më në fund ka reaguar edhe ish kandidati për kreun e PD dhe deputeti aktual, Agron Shehaj. Me anë të një statusi në rrjetin e tij social, Shehaj tha se tanimë gjërat ishin të qarta duke parë reagimin e ditës së djeshme dhe faktin që forcat e policisë mbërritën në selinë e PD për të shpëtuar Lulzim Bashën.

Ai shkruan se tashmë ishte koha për të ndërtuar një opozitë të re, pasi ajo që drejton Lulzim Basha sipas tij kontrollohet tërësisht nga kryeministri Edi Rama

Pakicën e Bashës tashmë e kontrollon plotësisht Edi Rama. Për disa, ky është fundi i opozitës, por kjo nuk është e vërtetë.

PD-ja nuk është as vula, as godina e kyçur dhe as karrigia e kryetarit. Partia Demokratike janë qytetarët e zakonshëm të këtij vendi, anëtare dhe votues, që nuk dorëzohen përballë padrejtësive dhe korrupsionit, që besojnë në lirinë dhe demokracinë që me aq mund e sollën vetë dikur.

Tashmë gjërat janë të qarta: Demokratët dhe të gjithë, tani dallojnë mirë nga një anë opozitën-fasadë dhe njerëzit e përdorur nga Rama dhe nga ana tjetër, opozitën e vërtetë dhe opozitarët që nuk shiten.
Tani, ne duhet të ndërtojmë një alternativë dhe opozitë të vërtetë, ndryshe nga Rama dhe kukulla e tij. Duhet dhe do t’ia dalim!

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts