Saturday, April 20, 2024
HomeAktualitetQytetarët alarmohen pas tërmetit: “Mendova se do të vdisja, o Zot, nuk...

Qytetarët alarmohen pas tërmetit: “Mendova se do të vdisja, o Zot, nuk kam përjetuar kurrë një tërmet të tillë”

-

Qytetarët në Greqi, Maqedoninë e Veriut, Bullgari dhe në të gjithë Shqipërinë u tronditën mbrëmjen e djeshme nga tërmeti me magnitudë 5.5 gradë të shkallës rihter. Në faqen online të EMSC, qindra qytetarë kanë komentuar atë që ndjenë. Disa shkruan se tërmeti zgjati shumë ndërsa të tjerë raportojnë se dëgjuan zhurma të forta.

“Mendova se do të vdisja, o Zot, nuk kam përjetuar kurrë një tërmet të tillë”

“Manastiri padyshim e ndjeu, të gjithë fqinjët janë jashtë të tronditur nga lëkundjet e njëpasnjëshme”

‘5 sekondat më të frikshme të jetës time’

‘E frikshme’

“Ishte shumë i fortë. Unë jetoj në katin e 11-të. Ky është tërmeti më i fortë që kam ndjerë në jetë. Unë jam inxhinier tërmetesh.” 

Epiqendra e tërmetit ishte në Follorina të Greqisë, me një distancë prej 121 kilomtetrash larg Elbasanit. Lëkundja që u regjistrua në orën 23:43 më orën lokale (22:43 në Shqipëri) ka shkundur të gjithë vendin tonë, Kosovën, Greqinë, Maqedoninë e Veriut e Bullgarinë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts