Saturday, April 20, 2024
HomeKronikaSkandali me nxjerrjen e pagave, lirohen 4 të arrestuarit

Skandali me nxjerrjen e pagave, lirohen 4 të arrestuarit

-

Gjykata e Tiranës liroi sot katër të arrestuarit për rrjedhjen dhe qarkullimin në platformat e komunikimit online në javët e fundit të një baze të dhënash personale të qytetarëve të vendit të punësuar në sektorin publik dhe privat.

Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për  Klodian Sotën,  Endri Ikonomin dhe Andi Agarajn, ndërsa Eni Qirjaku u la në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje”.

Sipas dosjes hetimore të prokurorisë, mësohet se nga specialistët e AKSHI-t Eni Qirjako dhe Andi Agaraj janë nxjerrë nga ky sistem lista e pagave nga muaji shtator 2020 deri në prill 2021.

Ndërkohë shtetasit Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, i kanë blerë të dhënat për një shumë prej 200-300 mijë lekësh.

Rrjedhja e të dhënave ka filluar në 21.10.2020, ku janë marrë listë pagesat e muajit shtator 2020.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts