Saturday, August 13, 2022
HomePolitikëTërhiqet Evi Kokalari: Distancohem nga politika në Shqipëri, i kthehem jetës time...

Tërhiqet Evi Kokalari: Distancohem nga politika në Shqipëri, i kthehem jetës time në SHBA. E ardhmja do ketë surpriza plot

-

Evi Kokalari, mbështetëse e flakë e ish-kryeministrit Sali Berisha, ka vendosur që të tërhiqet nga aktivizimi i saj. Kokalari e ka njoftuar vetë largimin e saj dhe kthimin në SHBA nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ku deklaron se distancohet nga politika në Shqipëria.

Kokalari shkruan se do t’i kthehet jetës në SHBA që prej shtatorit e ka lënë pas dore.

“Kam vendosur të distancohem pak nga politika në Shqipëri. Megjithëse me mëndje dhe zemër jam aty ku vazhdon lufta për një opozitë të fortë, dua t’i kthehem jetës time në Amerikë që kam që në shtator që e kam lënë komplet mbas dore. Do vazhdoj të jem në komunikim të vazhdueshëm me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, gjithsesi jo më aq aktive sa më parë.

Me gjithë sulmet e katër muajve të fundit, një gjë është e padiskutueshme – miqësitë që kam krijuar në Tiranë vërtet më kanë ngrohur zemrën, dhe jo vetëm, mbështetjen që kam marrë nga njerëzit që kam takuar çdo ditë në rrugët e Tiranës dhe gjatë foltoreve, vërtet i kanë dhënë kuptim sakrificës së muajve të fundit.
Bashkatdhetarëve të mi në Diasporë; dua t’iu them që populli ynë është i varfër, kështu që angazhohuni seriozisht se kanë vërtet nevojë për ndihmë. Lërini mërite dhe urrejtjen e së kaluarës dhe mbështesni ata që po luftojnë për ditë për të shpëtuar pluralizmin.
Ndërkohë do vazhdoj të komunikoj opinionet e mia nëpërmjet medias sociale. Duke ju falënderuar të gjithëve për mbështetjen tuaj, përzemërsisht, Evi”, shkruan Kokalari.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,432FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts