Sunday, August 14, 2022
HomePolitikëIncineratorët, Kryemadhi: Duhet hetim ndërkombëtar, çështja përtej limiteve të organeve shqiptare

Incineratorët, Kryemadhi: Duhet hetim ndërkombëtar, çështja përtej limiteve të organeve shqiptare

-

Monika Kryemadhi ka folur sërish mbi aferën e incineratorëve.

Teksa tha se fillimisht paditë e LSI nuk u morën seriozisht, ajo u shpreh se çështja kalon përtej limiteve të organeve ligjzbatuese shqiptare dhe duhet të përfshihen dhe ato ndërkombëtare.

“Çështja e incineratorëve që ne kemi çuar në SPAK fillimisht e morën si shaka sepse e menduan si çështje politike. Kur panë më pas që letrat ishin prezente dhe kur ne i ndamë me partnerë të tjerë të tjerë. Kupola e PS është ajo e cila përfshihet në këtë aferë kriminale dhe korruptive por edhe me pasoja të cilat ndoshta janë përtej limitit të hetimeve qoftë tonit të investigimit që kemi bërë ne por dhe qoftë të strukturave shqiptare. Pra kërkon dhe një hetim ndërkombëtar, duke pasur parasysh që grupi i incineratorëve është një grup off shore.

Pra do të thotë që nuk dihen ku shkojnë paratë dhe nuk dihet nga vijnë paratë. Qoftë incineratori i Elbasanit që ka fillesat e veta, është Fieri shumë i rëndë dhe akoma më i rëndë Tirana. Po nga incineratori është ujësjellës kanalizime, evazioni fiskal janë miliarda para që janë zhdukur nga Shqipëria nuk është se ju kanë vajtur shqiptarëve apo bizneseve të caktuara por që kanë ikur jashtë Shqipërisë. Këtu nuk është thjesht skemë korruptive por skemë e krimit të organizuar. Duke qenë një situatë e tillë destabilizuese ekonomike-financiare normal që origjina e saj është koka politike.”u shpreh Kryemadhi

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,432FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts