Sunday, August 14, 2022
HomeAktualitetCovid shkaktoi lindje të parakohshme te gratë shtatzëna, Çomo: Infektivi i mbushur...

Covid shkaktoi lindje të parakohshme te gratë shtatzëna, Çomo: Infektivi i mbushur me të rinj

-

Në komunikimin me median shefja e spitali Infektivit, Najada Çomo, deklaroi se shumica e të shtruarve me Covid në spitale janë mosha të reja, të pavaksinuar dhe pa sëmundje shoqëruese.

Çomo informoi se mes të shtruarve ka pasur edhe gra shtatzëna dhe të gjitha kanë bërë lindje të parakohshme.

Çomo: Në Infektiv janë 130 pacientë të shtruar, 12% në formë kritike, 54% në formë të rëndë, pjesa tjetër në formë të mesme të rëndë. Për t’u theksuar është se janë mosha të reja në spital, të gjithë të pavaksinuar. Për t’u vlerësuar në sensin e popullatës është që moshat e reja sot janë dhe ata që nuk kanë sëmundje kronike. Gratë gravide, një pjesë e të cilave janë në spitale, kanë ecur mirë si  ecuri shëndetësore, por të gjitha të shtruarat kanë bërë lindje të parakohshme për shkak të gravitetit të covid. Në grup mbizotërojnë personat e pavaksinuar por ka dhe një % të ulët më pak se 3 ose 4 % që janë të vaksinuar me dozën e parë dhe të dytë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,432FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts