Friday, August 19, 2022
HomeAktualitet𝐀𝐫𝐣𝐚𝐧 𝐃𝐨𝐝𝐚𝐣 𝐦𝐞𝐫𝐫 𝐬𝐨𝐭 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐝𝐞𝐭𝐲𝐫𝐞̈𝐧 𝐬𝐢 𝐀𝐫𝐪𝐢𝐩𝐞𝐬𝐡𝐤𝐯 𝐢 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐮𝐫𝐫𝐞̈𝐬𝐢𝐭

𝐀𝐫𝐣𝐚𝐧 𝐃𝐨𝐝𝐚𝐣 𝐦𝐞𝐫𝐫 𝐬𝐨𝐭 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐝𝐞𝐭𝐲𝐫𝐞̈𝐧 𝐬𝐢 𝐀𝐫𝐪𝐢𝐩𝐞𝐬𝐡𝐤𝐯 𝐢 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐮𝐫𝐫𝐞̈𝐬𝐢𝐭

-

 

𝐀𝐫𝐣𝐚𝐧 𝐃𝐨𝐝𝐚𝐣 𝐦𝐞𝐫𝐫 𝐬𝐨𝐭 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐝𝐞𝐭𝐲𝐫𝐞̈𝐧 𝐬𝐢 𝐀𝐫𝐪𝐢𝐩𝐞𝐬𝐡𝐤𝐯 𝐢 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐮𝐫𝐫𝐞̈𝐬𝐢𝐭
Këtë të shtunë, 22 janar, imzot Arjan Dodaj merr edhe zyrtarisht detyrën si Arqipeshkvi i ri i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës.
Mesha do të zhvillohet në orën 10:00 në Katedralen e Shën Palit në Tiranë.
Imzot Arjan Dodaj u emërua nga Papa Françesku si Arqipeshkvi i ri i Arqidioqezës metropolitane Tiranë-Durrës në nëntor të vitit të shkuar, duke zëvendësuar Imzot George Frendo-n në këtë detyrë. Dodaj bëhet kështu kreu i Kishës Katolike në Shqipëri.
Imzot Dodaj ka lindur në Laç, më 21 janar 1977. Pas studimeve në qytetin e tij të lindjes, ka emigruar në Itali dhe është vendosur në qytetin Cuneo, ku ka filluar përvojën e punës. Në 1997 ka kërkuar të jetë i pranuar në Vëllazërinë Meshtarake të Bijve të Kryqit, Komuniteti “Shtëpia e Marisë”, me seli në Romë.
Ka ndjekur studimet e filozofisë dhe teologjisë në përgatitje për meshtar, pranë Ateneut Papnor “Regina Apostolorum.”
Është shuguruar meshtar më 11 maj 2003 nga Papa Shën Gjon Pali II në Bazilikën e Shën Pjetrit. Është inkardinuar në Dioqezën e Romës si pjesëtar i Vëllazërisë Meshtarake të Bijve të Kryqit, më pas e aprovuar si Societas Vitae Apostolicae.
Pas shugurimit Meshtarak ka pasur detyra të ndryshme baritore. Nga 2003 në 2004 ka qenë Zv. Famullitar i Famullisë “Shën Dominiku i Guzman”, në Romë; nga 2004 në 2005, Zv. Rektor i Rektorisë së “Shën Gjoni i Malvës” dhe Kapelan i Komunitetit të shqiptarëve në Romë; nga 2005 në 2017, Zv. Famullitar i Famullisë “Shën Rafaeli Kryengjull”, në Romë.
Në 2017, me konsensusin e Ipeshkvit të tij, Kardinalit Vikar të Shenjtërisë së Tij për Dioqezën e Romës, është dërguar si misionar fidei donum në Arqidioqezën Tiranë-Durrës ku ka këto angazhime baritore: Vikar i Përgjithshëm Dioqezan; Famullitar në Famullinë “Zemra e Papërlyer e Zojës tonë Mbretëreshe”, në Gramëz; Përgjegjës i Baritores Universitare; Zv. Sekretar i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë; Sekretar i përgjithshëm i Sinodit Dioqezan. Famullitar i Famullisë “Shën Gjon Pali II”, në Bathore.
Më 9 prill 2020 Papa Françesku e ka emëruar Ipeshkëv Ndihmës të Arqidioqezës Tiranë-Durrës duke i dhënë selinë titullare të Lestronës.
Është shuguruar Ipeshkëv më 15 shtator në Katedralen e “ Shën Palit” në Tiranë. Në Konferencën Ipeshkvore të Shqipërisë është President i Komisionit për Ekumenizmin dhe Dialogun Ndërfetar, Përgjegjës Kombëtar për Formimin e Klerit dhe Baritoren Thirrore.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,442FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts